BE-ja sikur njëqindkëmbësh: Ambasadori francez në Shkup u djersit duke e arsyetuar Makronin

pres konferencën që zgjati një orë e gjysmë, Ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie të enjten u ul në Shkup në “karrigen e nxehtë” para gazetarëve. Ambasadori u përpoq të shpjegojë motivet e Francës për t’u deklaruar kundër fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Samitin e BE-së më 18 tetor, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Vendimi erdhi si një zhgënjim për qytetarët në veri të Maqedonisë, ndërsa qeveria dhe partitë opozitare vendosën të shkohet në zgjedhje të parakohshme në prill.

“E ndjej zhgënjimin e qytetarëve këtu dhe e transferova atë në Paris”, thotë Kristian Timonie në daljen e tij të parë publike pasi presidenti i tij vendosi të mos pajtohej që Maqedonia të merr datë këtë vit. Sipas tij, premtimet ishin bërë para se të përfundonte puna.

“Disa bënë premtime dhe pastaj zhvendosën kujdesin e të tjerëve për t’i përmbushur ato. Tani edhe ata duhet të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë. Opinioni publik ishte përgatitur për një vendim pozitiv, i cili nga ana tjetër ishte presion ndaj shteteve anëtare. Në qershor duhej të diskutohet për reformat, ndërsa gjatë verës u ngritën pritshmëritë që vendimi i anëtarëve do të ishte një kompensim për Marrëveshjen e Prespës. U bë një ndryshim i çuditshëm i perspektivës – nga përmbushja e detyrave specifike gjeopolitike, tek disa prej partnerëve tanë në Union. Ju më pyetni nëse ka shans që pozicioni i Presidentit Makron të ndryshojë. Asgjë nuk është e mbyllur dhe asgjë nuk ishte e mbyllur në konferencën e tij për shtyp”, tha Timonie para gazetarëve.

“Më duhet të pranoj se çështja e funksionimit tonë të brendshëm është duke u ngritur, është e vërtetë që idetë nuk janë të qarta, veçanërisht në lidhje me funksionimin e ardhshëm të BE … Çfarë do të thotë zgjerimi, si do të bëhet. Pse? Për të mos e gjetur veten në proces që ta bëjmë atë  që e kemi bërë dhe thjesht t’i shtojmë këmbë qind këmbësve që edhe ashtu po lëviz shumë në skenën ndërkombëtare”, tha ambasadori.

Ai tha se nuk ka garanci nëse dhe çfarë do të bëhej përpara samitit të Zagrebit me të cilin Bashkimi duhet të kthehej në çështjen e datës. Ai tha se metodologjia e re për vendet e Ballkanit Verior është duke u përgatitur, por nuk dha detaje kur pritet të përfundojë.

Vendimi i Francës ndezi një reagim të ashpër në Maqedoni, Evropë dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë një “gabim historik”. e quajtur “gabim historik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button