fbpx

Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së

“Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)”, deklaroi sot kryeministri, Zoran Zaev duke u përgjigjur ndaj vendimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) për të shkuar në grevë të përgjithshme, transmeton Portalb.mk.

Zaevi ka apeluar deri te SAShK-u që të jenë të arsyeshëm.

“Apeloj te SAShK-u që të jenë të arsyeshëm. Besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, tha Zaevi.

Kjo vjen pasi që SAShK-u nuk ka pranuar ofertën e paraprake të Qeverisë, për rritje të pagave deri në 10 për qind nga prilli i 2020-s, por kërkojnë më shumë dhe nga janari i 2020-s. Për këtë, ata kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme e cila do të fillojë më 11 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button