U vendos gur-themeli për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair

Sot u vendos gurë themeli për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Në ceremoninë e vendosjes së gur-themelit mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë për vendosjen e gurre themelit për ndërtimin e sallës sportive, tha se është shumë i kënaqur për faktin që kjo shkollë tani do të bëhet me sallë sportive, ai uroi që nga kjo sallë të dalin kuadro me rezultate të të cilëve do të krenohemi të gjithë.

Fotografi nga vendosja e gurrë themelit për sallën sportive në Çair.
Fotografi nga vendosja e gurrë themelit për sallën sportive në Çair.

“Zemrën e kemi plot sot, këtë shprehje e them secilën here kur vendosim gur themele dhe lëshojmë në përdorim objekte të cilat janë të një rëndësie të veçantë për gjithë shoqërinë. Vendosim gurre themelin e një objekti i cili padyshim që do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor, uroj që nga kjo sallë të dalin kuadro me rezultate të të cilëve do të krenohemi të gjithë” tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Në këtë ngjarje prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ai tha se ky projekt është i shumë i rëndësishëm për arsye se objektit të ri të Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” i ka munguar një sallë sportive.

“Kam nderin edhe kënaqësinë që sot pas të gjithë procedurave të mbaruara, po vendosim gurre themelin e kësaj palestre sportive. Projekt i qëlluar, objektit të ri të kësaj shkolle i ka munguar palestra sportive. Ne nuk do të ndalemi këtu me investime infrastrukturore në shkolla dhe investime kapitale në arsim në komunën tonë” theksoi Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Kryetari i Komunës Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button