U numëruan gati 30 për qind e votave me kusht në Kosovë, prin VV-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 27.35 për qind e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, njofton Koha.net.

Pas 7335 votave të numëruara, nga 26819 sa ishin të konfirmuara, prin Vetëvendosje.

Kjo parti deri tash ka marrë 1957 vota. PDK-ja është partia e dytë me 1597 vota, ndërsa LDK-ja e treta me pak vota dallim prej koalicionit AAK-PSD. LDK-ja ka 1288 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD 1279.

Koalicioni Nisma-AKR-PD që po lufton për të kaluar pragun prej 5 për qind, ka marrë deri tash 381 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button