Mickoski: Nuk shohim pengesë të nënshkruajmë koalicion parazgjedhor

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk e hedh poshtë mundësinë që të nënshkruajë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike, transmeton Portalb.mk.

“Bisedojmë dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me partitë politike, nëse kemi pikë të përbashkët, nëse gjejmë interes të përbashkët i cili i konvenon edhe qytetarëve në Maqedoni. Nuk shohim asnjë pengesë të nënshkruajmë marrëveshjes edhe për koalicion parazgjedhor, por edhe të lemë hapësirë që edhe më tej t’i përafrojmë qëndrimet”, tha Mickoski.

Në konferencë, Mickoski ka paralajmëruar padi për siç tha ai, “fabrikim të të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave“.

Ai ka tha se është i bindur se do të fitojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe njoftoi se nuk ka ende vendim për ministrat nga radhët e tyre për Qeverinë Teknike.

Mickoski, gjithashtu ka shprehur bindjen se deri para zgjedhjeve do të arrihet marrëveshje prej Ligjin për prokurori publike dhe për Kodin Zgjedhor për pjesën e financimit të partive politike.

Përndryshe, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s, pasi nuk filluan negociatat me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button