Ministri Ademi u përgjigj ndaj akuzave e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për librat

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme dje e akuzoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mos-furnizim me libra shkollor si dhe për gabime përmbajtësore të librave ekzistues. Ministri Arbër Ademi i’u përgjigj këtyre akuzave duke thënë se librat janë në proces për t’u siguruar, shkruan Portalb.mk.

Në një prononcim për Portalb.mk, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, pranoi se ka vonesa në furnizim me tekstet shkollore për të cilat kompetente. Ai këtë e arsyetoi duke thënë se furnizimi i fundit publik për sigurimin e këtyre teksteve shkollore ka qenë në vitin 2014, në pesë vitet e fundit nuk ka pasur tender për t’i botuar të njëjtat.

Për atë se kur do të sigurohen këto libra që ju mungojnë nxënësve, Ministri Arbër Ademi tha se ata tanimë kanë përfunduar furnizimin publik si dhe e kanë sjellë vendimin për zgjedhjen e ofertës më të lirë, kurse tani janë në proces formal për sigurimin e këtyre librave shkollorë.

“Ne kemi përfunduar furnizimin publik, kemi sjellë vendime për zgjedhjen e ofertës më të lirë, byroja për furnizime publike gjatë kësaj jave ka dhënë mendim pozitiv se procedura ka qenë e zhvilluar në rregull. Aktualisht janë duke rrjedhur afatet e ankesave nga ana e operatorëve ekonomik të cilët nuk kanë fituar, në momentin që do të tejkalojë ky afat ne do të i lidhim kontratat, dhe menjëherë do fillojmë të shtypim, botojmë dhe distribuojmë tekstet shkollore të cilat mungojnë në shkolla. Andaj, për pak kohë edhe ata pak tekste të cilat mungojnë nëpër shkolla, do të të distribuohen në të gjitha shkollat e vendit”, shtoi Arbër Ademi.

Unioni i nxënësve të Maqedonisë së Veriut (UNM) në një konferencë për shtyp dje tha se ka realizuar anketë me nxënës të disa shkollave të mesme të vendit, rezultatet sipas së cilës tregojnë se çdo nxënësi i mungojnë dy deri në tre libra.

LEXO:  RMV, mungojnë dhe ka gabime në libra, biznese nga profesorët, nxënësit kërcënojnë me bojkot të mësimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button