Shekerinska në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut: Estonia vlerësoi se RMV-ja duhej të merrte datë nga BE-ja

Në prag të seancës së parë të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Atlantikut të Veriut kushtuar operacioneve dhe misioneve të Aleancës, ministrja Shekerinska pasdite pati takime bilaterale me homologët e saj, ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe të Estonisë, Yuri Luik.

Ministri Luik tha se Estonia mezi pret ditën kur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, dhe në kontekstin e Bashkimit Evropian shtoi se vendi duhej të merrte një vendim pozitiv dhe se kjo është vetëm një fazë që duhet kapërcyer.

Në takimin me ministrin e ri grek të mbrojtjes, Panagiotopoulos, Shekerinska theksoi se të dy vendet duhet të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta bilaterale dhe se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes do të kontribuonte në atë. Të dy ministrat përshëndetën zbatimin e misionit „Air policing“ të  aviacionit grek për të cilin shefat e shtabeve të ushtrive gjithashtu nënshkruan një Marrëveshje Teknike muajin e kaluar.

Ministri grek Panagiotopoulos tha se të dy vendet, me respekt të ndërsjellë dhe dashamirësi, kishin një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre. Marrëveshja e Bashkëpunimit Mbrojtës, theksoi ai, hap shumë mundësi për bashkëpunim dhe pjesëtarët e të dy ushtrive do të jenë në gjendje të njihen më mirë me njëri-tjetrin, të trajnohen dhe të përmirësohen së bashku si aleatë. Panagiotopoulos pajtohet që Ballkani të jetë paqësor dhe stabil kërkon marrëdhënie të ndershme dhe të mira midis fqinjëve.

Ministrja Shekerinska në takimin  e përbashkët të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s tha se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për vlerat e Aleancës, si dhe për pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO. Në takim, ministrja falënderoi për qëndrueshmërinë e Aleancës dhe për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit në NATO që ka kaluar në parlamentet e 26 vendeve anëtare.

Takimet e ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku merr pjesë edhe ministrja Shekerinska vazhdojnë edhe sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button