Sot dhe nesër në Ohër do të mbahet “Dialogu i Ohrit”

Ohri, sot dhe nesër do të jetë nikoqir i një numri të madh të diplomatëve të kaluar dhe të tanishëm, anëtarë të “Grupit të Ohri”, të cilët do të marrin pjesë në ngjarjen “Dialogu i Ohrit”, i cili ka për qëllim të sjellë zgjidhje aktive për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut në realizimin e integrimit euroatlantik, njofton Portalb.mk.

Mirëseardhje u ka dëshiruar kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

“Në panelin e mëngjesit u bisedua për hapat e ardhshme të cilat e presin RMV-në. Pjesëmarrësit kanë rënë në pajtim të ndihmojnë, që të arrihet progres më i madh në integrimin euroatlantik të shtetit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së.

"Dialogu i Ohrit 2019"
“Dialogu i Ohrit 2019”

“Grupi i Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktual si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE.

Në këtë grup bëjnë pjesë lordi Xhorxh Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, si kryetar i saj, Karl Bilt, ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së dhe KB për Ballkanin, Havier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-presidenti i Bullgarisë, Alen Le Roa ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së në Shkup, ambasadori Volfgang Ishinger, kryetar i Konferencës së Munihut për siguri, ambasadori Robert Gelbard, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Dejmon Vilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik dhe analisti politik Zoran Çiçak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button