Kroçera “Sirena” me 670 turistë të shtunën në portin e Durrësit

“Sirena” me rreth 670 turistë të huaj në bord pritet të mbërrijë të  shtunën paradite në portin e Durrësit, njofton ATSh.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra do të akostohet në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Sipas të njejtave burime, kroçera “Sirena” që po kryen një tur në disa qytete turistikë të detit Mesdhe do të lundrojë drejt Durrësit pas vizitës në Kotorr (Mali i Zi).

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).

Që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit kanë mbërritur 16 kroçera me 2,416 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button