Rekord i ri i Javës Evropiane për kodim (EU Code Week 2019) me mbi 66.000 aktivitete

Tubimi i shtatë Javës evropiane për kodim (EU Code Week 2019), ka vendosur rekord të ri në numrin e ngjarjeve të organizuara në Evropë dhe më gjerë. Këtë vit mësimdhënësit dhe shkollat aktive e luajtën rolin kryesor në ekspansionin e Javës Evropiane për kodim.

Java evropiane për kodim është duke u rritur nga viti në vit dhe në vitin 2019 ka pasur mbi 66.000 aktivitete të regjistruara – numri më i madh deri tani.

Mijëra mësimdhënës, punonjës në biblioteka, entuziastë të informatikës, klube dhe kompani për kodim organizuan një serë aktivitetesh, duke u dhënë milionë njerëzve anembanë botës mundësi të eksperimentojnë me kodim në mënyrë zbavitëse dhe të inkuadruar.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të mësojnë si të krijojnë komanda për robotë, të programojnë në gjuhë të ndryshme programuese dhe t’i përmirësojnë shkathtësitë për përdorim të teknologjisë digjitale. Rreth 89 përqind të aktiviteteve kanë qenë të organizuara në shkolla, 4 përqind në organizatat jo-profitabile dhe 4 përqind në kompani.

Nëse merren parasysh vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Ballkani Perëndimor dhe vendet kandidate për në BE, të dhënat preliminare tregojnë që ato i kanë dyfishuar aktivitetet në këtë drejtim në krahasim me vitin e kaluar 2018.

Nga viti i kaluar, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në bashkëpunim me Fondacionin për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në mënyrë aktive e mbështesin Javën Evropiane për Kodim (EU Code Week 2019),  që mbahet çdo vit në tetor në lokacione të ndryshme në më shumë vende të Evropës dhe më gjerë.

“Edhe këtë vit po e vazhdojmë këtë storje të suksesshme. I ftoj të gjithë mësimdhënësit që punojnë në zhvillim të shkathtësive digjitale t’i bashkëngjiten kësaj nisme evropiane. Me regjistrim të ngjarjes në shkollën Tuaj, e jepni kontributin personal për ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për zhvillim të shkathtësive digjitale, si qëllim të rëndësishëm strategjik për ruajtjen e të rinjve këtu dhe sigurim të jetës dinjitoze. Maqedonia e Veriut tash më është pjesë e  Evropës digjitale”, ka theksuar në fillim të Javës evropiane të klodimit ministri Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button