fbpx

Ky është trajtimi i çuditshëm estetik që burrat e kërkojnë më shumë se gratë

Kirurgjia kozmetike nuk është “terren” vetëm i universit femëror. Në fakt, numri i burrave që duan një fytyrë të re pa shenjat e moshës, po rritet çdo ditë e më shumë. Dhe kufiri i bukurisë për ta është injeksioni i insulinës me shiringë, njofton Class.

Nëse doni të dukeni bukur duhet edhe të vuani. Dhe kush e tha që e bukura ka një moshë të caktuar? Edhe pse rreth të 50-tave, nëse njeriu kujdeset mirë dhe hidratohet ka lëkurë të tonifikuar dhe lëmuar. Dhe nëse deri disa dekada më parë, mjekësia estetike ishte pothuajse ekskluzivitet i seksit të dobët, sot ka një kthesë të vërtetë. Përqindjet flasin vetë: numri i burrave që mbështeten në duart e kirurgut për të përmirësuar pjesë të vetes është gjithmonë më i lartë. Nëse botoksi është ndërhyrja e zgjedhur nga gratë (74%), e njëjta kërkesë është 85% për burra. Me një rritje prej 19% në krahasim me vitin 2016-të. Por kufiri i ri i bukurisë për gratë dhe burrat duket se është insulina, çelësi që lejon hapjen e qelizës, duke favorizuar depërtimin e përbërësve aktivë që ne duam të përdorim.

“Kjo përfshin një përtëritje të fytyrës, sepse forcon të gjitha trajtimet rigjeneruese, nga mbushësit në injeksione klasike. Insulina duhet të jetë në dozë të ulët, kështu që nuk ka efekt sistemik”, shpjegon Maria Albini, koordinatore e Kongresit Ndërkombëtar të Icamp, Shkollë e Mjekësisë Estetike.

Kërkesa për fillers nga ana e burrave është gjithashtu në rritje, me 13% më shumë se në vitet e kaluara. Në veçanti, burrat dëshirojnë rritjen e vëllimit të harkut zigomatik, e njohur ndryshe si zona anash syve deri tek veshi. Ndërsa, për liposuksionin, shqetësimi i parë ka të bëjë me mbipeshën e barkut që prek dy nga tre pacientë dhe kjo është një tjetër ndërhyrje e kërkuar në masë nga burrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button