Mbretëresha e Britanisë ka hequr foton e Princ Harry e Meghan Markle nga Pallati Mbretëror

Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka hequr një foto të princit Herri dhe gruas së tij, Megan Markëll, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore, shkruan Top Channel.

Vëzhguesit symprehtë vunë re se një foto e vendosur me krenari në sallën e pritjes së pallatit Bakingam, në muajin korrik, tani nuk është më aty.

Fotoja e hequr është ajo e princit Herri dhe Megan Markëllit, por fotot e anëtarëve të tjerë të familjes nuk duket se janë prekur fare.

Aty shihet ende princi Uilliam me gruan, Kejt Midellton, si dhe fotoja e dy vëllezërve Uilliam dhe Herri me uniforma ushtarake. Kjo do të thotë që është hequr vetëm fotoja me Markëllin.

Fotoja u zhduk pak kohë pasi Herri pranoi në një dokumentar se kishte mosmarrëveshje me të vëllain, dhe se po ndiqnin udhë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button