Pendarovski vlerësoi se BE nuk është në pajtim me vetëveten

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, ju drejtua qytetarëve, me çka deklaratën të cilën e ndamë, e vlerësojmë si të vërtetë: 

Për fat të keq, përfundimet e Këshillit (të BE) nuk janë në pajtim me pritshmërit tona të justifikuara dhe me siguri nuk janë në pajtim me njoftimet e mëparshme të vet Unioni-t. 

[Burimi: Presidenti i RMV/ueb-faqja – data: 18.10.2019]

 

ARSYETIM:

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë adresimit të tij ndaj qytetarëve të RMV-së prej 18.10.2019 në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave të shtetit me BE, vlerësoi se një vendim i tillë nuk është në pajtim me pritshmëritë e justifikuara dhe me njoftimeve të mëparshme të Bashkimit, me ç’rast vlerësojmë se është e vërtetë.

Më saktë, anash vlerësimeve pozitive të Komisionit Evropian dhe propozimeve të tij të ashpra edhe në vitin 2018, në veçanti për vlerësimin pozitiv për propozimet para Samitit në qershor të vitit 2019, Këshilli i BE atëherë njoftoi se temës së zgjerimit so t’i kthehen në tetor, por gjatë kësaj për Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë arritur në përfundim se, praktikisht, dosja është e pastër dhe se shteti i ka përmbushur kushtet.

Një kuptim i tillë i gjërave qartë është vendosur në përfundimin e atëhershëm të Këshillit të BE-së, të miratuar me 18.07.2019:

Republika e Maqedonisë së Veriut

Duke riafirmuar përfundimet e veta të 26 qershorit të vitit 2018, Këshilli fuqishëm përshëndet Marrëveshjen historike dhe të paçmueshme të Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe trajtoi me shumë seriozitet propozimin e Komisionit për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi baza të vlerësimit pozitiv për progresin e arritur me përmbushjen e kushteve të definuara nga Këshilli. 

Duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka në dispozicion dhe vlefshmërinë e lindës, Këshilli do t’i kthehet çështjes me qëllim që të merr vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejtë të jetë e mundur më së voni deri në tetor të vitit 2019. 

Pas kësaj, për shkak të procedurave për pranimit të zgjerimit të disave vendeve anëtare, për shembull Gjermani dhe Holanda, vazhdoi periudha në të cilën asnjë vend formalisht nuk negocioi për mos përmbushjen e kritereve nga ana e Shkupit zyrtare. As edhe në vendimin e Parlamentit të Holandës, ku kishte vërejtje dhe kundërshtime për Shqipërinë, për shembull, por jo edhe për Maqedoninë.

Për shkak të arsyeve të thëna më lartë, deklaratën e Pendarovskit në lidhje me prishmëritë e justifikuara të vendit dhe sinjalet pozitive të cilat i jepte Bashkimi, e vlerësojmë si të vërtetë.

Burimi: Vërtetëmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button