Administrata me K-15 dhe marrëveshje kolektive së shpejti

Pece Grujovski, kryetari i Sindikatës për administratë, organe gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SAOGjShQ) ka paralajmëruar se pritet të nënshkruhet së shpejti Marrëveshja kolektive, transmeton Portalb.mk.

“Javën e kaluar disa çështjet e kontestueshme që i kemi pasur me ministrin Damjan Mançeski i tejkaluam dhe javën e ardhshme grupi punues do të takohet që t’i pastrojë këto pjesë. Besoj se për dy javë do ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive të degëve”, tha Grujovski.

Këtë muaj Sindikata paralajmëroi protestë dhe grevë, nëse dështojnë negociata me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA).

Grujovski deklaroi se javën e ardhshme do të ketë përsëri takim për zgjidhjen e problemeve tjera, ku pritet të saktësohet vlera e K-15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button