Bulqizë, një nxënës helmoi disa të tjerë pasi hodhi sprej në shkollë

Disa nxënës janë helmuar ditën e sotme në një shkollë në Bulqizë, ku një nxënës ka hedhur sprej me aromë.

Top Channel njofton se ka folur me prindërit dhe të afërmit e të prekurve dhe mësohet se një vajzë është dërguar për në Tiranë me helikopter, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën:

“Vetëm e morëm veshë që janë helmuar nxënësit, kërkuan vëllanë tim në telefon se është shofer ambulance, ka kaluar me shpejtësi jam interesuar kam shkuar tek shkolla më thanë që janë helmuar. Mora veshë që ishin helmuar të dy fëmijët e të dy vëllezërve. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut dhe kanë kaluar nga reanimacioni në pavion. Bëhet fjalë për një gocë që është më keq”, ka thënë njëri nga prindërit.

Një tjetër prind ka treguar se nxënësit kanë qenë në pushim të gjatë, kur janë fut brenda kanë dëgjuar një erë të keqe.

Ndërkohë, në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button