Dua Lipa me këngë të re

Bionde, me nje kostum intim të verdhë, geta të zeza të holla, një look që duket se sjell vitet ’80,  Dua Lipa njofton se së shpejti do të sjellë për publikun këngën me të re.

E titulluar “Don’t Start Now”, ose “Mos fillo tani”, kenga duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfunduar, por më shumë se teksti, ajo që të lë pa fjalë eshtë Dua.

Me nje sfond minimalist, në tonalitetet e grisë, Dua arrin të bëjë lëvizjen e saj më seksi, vetëm mbi një karrige, transmeton Klan.

Këngëtarja shqiptare duket se do të nisë një epokë të re, pas një pauze në rrjetet sociale dhe pas ndryshimit të ngjyrës së flokëve. “Don’t Start Now” nuk ka një datë të saktë se kur do të dalë, por fansat mezi po e presin, sic shkruajnë në komentet në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button