Rusia dërgoi në Serbi sistemet raketore S-400 për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake, njofton REL.

Ministria ka thënë të enjten se sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryqytetit serb, Beograd.

Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor.

Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonmik të Euroazisë, kur ajo të vizitojë Moskën më 25 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button