Zaev: Mijallkovi është fajtor, por e keqja dhe ligësia vjen nga konsumuesi

Kryeministri Zoran Zaev sot pas dëshmisë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për ndjekjen joligjore të komunikimeve për rastin “Target- Fortesa” ka deklaruar se nuk ka asgjë kontestuese në dëshminë e Zoran Verushevskit. Ai me të është në komunikim të përditshëm si këshilltar i tij për siguri kombëtare.

Thotë se Sasho Mijallkov është shumë fajtor për përgjimin si njeri i parë i atëhershëm i veçmë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

“Sasho Mijallkov është fajtor si drejtor i DSK-së, por e keqja, ligësia vjen nga ai që ka konsumuar. Politikani i ndershëm e parandalon atë nëse ka njohuri, nuk e konsumon”, ka deklaruar Zaev pas dëshmisë.

Ai ka shtuar se beson se edhe Mijallkovit dhe ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe Nikolla Gruevskit i cili është në arrati, por edhe gjithë qytetarëve në vend u është qartë si dita e bardhë se kush ka përgjuar dhe cili është përgjegjës për përgjimin joligjor.

“Dhe të gjithë presin të caktohet dënim. Ajo është dëshmuar jo vetëm me dëshminë time dhe të gjithë që kanë dëshmuar, atë e tregojnë ekspertizat, autenticiteti i bisedimeve. Kush ka përgjuar, si ka ndodhur, unë kam kaluar nëpër momente dramatike atë ta ndajë me opinionin që sot të jetë më e qartë se kush ka shkelur në mënyrë masive të drejtat e njeriut në atëherë Republikën e Maqedonisë. E qartë është situata, konsumuesi kryesor Nikolla Gruevski, përgjegjës janë ministri i brendshëm, drejtori i DSK-së, Goran Grujovski, Nikolla Boshkovski dhe të tjerët për të cilët ekzistojnë dëshmi se kanë kryer aktivitete joligjore dhe me këtë kanë shkelur të drejtat e njeriut”, ka thënë Zaev.

Lidhur me rastin “Puç”, Zaev ka thënë se përbërja e atëhershme e Prokurorisë Publike në vend se të heton përgjimin masiv, është vendosur në funksion të politikës, të udhëhequr nga Gruevski dhe kanë ndjekur atë, Verushevskin, bashkëshorten e tij, informatorët Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski.

Ndryshe, të akuzuar në Target – Fortesa” anë Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski (asokohe kryetar i kabinetit të Mijallkovit), Vlladimir Varelov, Nadica Nikoliq, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Marjan Shumulikovsko. Të akuzuar janë edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button