Manipulime në administratë, rregullorja për punësim në sektorin publik “po prehet” sipas masës

 “Rregulloret bëhen sipas nevojës. Nëse personi të cilin duhet ta punësojnë është stomatolog, do ta ndryshojnë rregulloren për ta punësuar”, thotë Sllagjana Taseva, kryetare e “Transparensi interneshënëll-Maqedoni”, që sot i publikoi rezultat e analizës preliminare të legjislacionit për punësim në sektorin publik. Në 19 ligje dhe dy akte nënligjore të analizuara “Transparensi” dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) kanë zbuluar 46 “pika të ndjeshme” – vrima të cilat lënë mundësi për sjellje korruptive. Më së shpeshti bëhet fjalë për mangësi ligjore apo kundërthënie mes ligjeve të ndryshme që japin mundësi për veprim diskret. Fokus i analizës kanë qenë mundësitë për nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm që janë lënë me këto mangësi ligjore transmeton Portalb.mk.

– Kemi lëshime në sistem. Janë marrë masa të kujdesit që në ligje të lihet hapësirë për ata të cilët janë në pushtet. Ekziston problem i thellë sistemor që ka shpjer deri aty që këto probleme, së pari janë inkorporuar në dy ligje sistemore, e më tutje të përvidhen edhe në ligjet tjera – sqaron Taseva.

Pas “prerjes” së rregullores sipas masës, Taseva e ka dhënë shembullin e një akti nënligjor, i cili për 5 vite ka pësuar ndryshime 40 herë. Është ndryshuar nga një fjalë në kushtet për punësim, varësisht nga personi i cili është dashur të punësohet.

Vërejtje të ngjashme janë paraqitur edhe në analizën funksionale të UNDP-për administratën publike, të publikuar në maj të vitit të kaluar.  Ndër 11 konstatimet kryesore dhe 28 rekomandimet, në analizë thuhet edhe që një e pesta e institucioneve në sektorin publik janë tepër të vogla për të funksionuar, kurse ekzistojnë për të punësuar kuadro partiake, por edhe që pjesë e nëpunësve administrativ fare nuk shkojnë në punë. Dokumenti është hartuar me kërkesë të UNDP-së dhe rekomandohet edhe shkurtim i numrit të institucioneve.

Analiza preliminare e “Transparensi” është fazë e parë e projektit që duhet t’i konstatojë dobësitë sistemore të cilat çojnë deri në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm gjatë punësimit në administratën publike. Në këtë projekt merr pjesë edhe KSHPK, që e përpilon edhe Strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, ndërsa rezultatet janë ndarë edhe me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), që punon në Strategjinë për reformë në administratën publike. Në fazat e ardhshme nëpërmjet intervistave do të konstatohet gjendja faktike rreth punësimeve, ndërsa aty ku ka pasur ndryshime të shpeshta të akteve nënligjore, do të bëhet analizë e punësimeve.

Sipas Tasevës, ndër problemet më të mëdha gjatë punësimit në administratë publike janë edhe mundësia për punësim nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme, të cilat pastaj pa procedurë transformohen në punësime permanente, e që janë procedura të pasaktësuara, kritere të pa standardizuara dhe mangësi tjera ligjore të cilat mundësojnë diskrecion gjatë vendimmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button