Regjistrimi i Popullsisë, javën e ardhshme do të takohet Zaevi me drejtorin e Statistikave

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev ka njoftuar se javën e ardhshme do të takohet me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave (EShS) për të definuar terminin për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, transmeton Portalb.mk.

“Javën e ardhshme do të takohem me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave për të definuar terminin adekuat. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, ashtu u morëm vesh në takimin e liderëve, gjegjësisht vetëm e kemi përmendur, por s’kishte debat. Plani fillestar ishte se duhet të jetë mes 1 dhe 30 prillit, sigurisht ai mund të realizohet në maj, mundet edhe gjatë vjeshtës së 2020-s, por mos të prejudikoj, por nuk duhet të heqim dorë nga realizimi i regjistrimit gjatë vitit 2020″, tha Zaevi.

Paraprakisht, nga EShS-ja kanë deklaruar se realizimi i Regjistrimit paralelisht me zgjedhjet parlamentare të parakohshme të caktuara për më 12 prill të 2020-s, është i pamundur.

Liderët partiakë, pas takimit në Vilën Vodno u shprehën të ndarë sa i takon asaj se a duhet Regjistrimi të anulohet, apo të realizohet paralelisht me zgjedhjet.

LEXO EDHE: Regjistri elektronik prej sot në funksion, do ta ndihmojë Regjistrimin dhe pastrimin e Listës Zgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button