U inaugurua salla sportive në ShF “Jeronim De Rada” në Çerkez të Kumanovës (FOTO)

Sot, është inauguruar salla sportive në Shkollën Fillore (ShF) “Jeronim De Rada” në Çerkez të Kumanovës, me çka nxënësit e kësaj shkolle prej sot do të mund të bëjnë sport dhe të ndjekin mësimin për arsim fizik në kushte më të mira, njofton Portalb.mk.

Në inaugurimin solemn, morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe kryetari i Likovës, Erkan Arifi.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski i falënderoi kompetentët, tha se kjo është salla e dytë e ndërtuar shkollore në komunë dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të Qeverisë të vazhdojnë me investimet në infrastrukturën shkollore në këtë komunë.

Drejtori i Shkollës, Hakim Jahiu, falënderoi Qeverinë, MASH-in, BE-në, vetëqeverisjen lokale, duke shprehur se në periudhën e fundit janë ndërruar dritaret, rregullimi i brendshëm, janë rindërtuar muret etj.

Inaugurimi i sallës sportive në SHF “Jeronim De Rada” në Çerkez të Kumanovës
Inaugurimi i sallës sportive në SHF “Jeronim De Rada” në Çerkez të Kumanovës

Shkolla është ndërtuar në vitin 1971, ndërsa sendërtim të edhe një pjesë është bërë në vitin 1988.

Kjo sallë është pjesë e ndërtimit të 145 sallave sportive, ndërkaq siç njoftojnë nga MASh-i, ajo ka sipërfaqe prej 650 m2 dhe e njëjta është e pajisur me rekuizita për pothuajse të gjitha sportet dhe arrinë një kosto financiare prej 24 milionë denarëve – mjete këto të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kredia  nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button