Koxias: Nevojitet politikë dhe iniciativë aktive nga Greqia pas vetos nga Makroni

Greqia duhet të ndërmarrë iniciativa dhe të takohet, të bisedojë, të koordinohet me vendet të cilat e ndajnë qëndrimin e njëjtë për stabilitetin e Ballkanit në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha kryetari i lëvizjes “PRATO” dhe ish ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, gjatë konferencës “Për politikë të jashtme progresive”, e organizuar nga Instituti për Politika Alternative “ENA”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për aspektet e politikës së jashtme greke, për pozicionet e qeverisë aktuale, por edhe për ngjarjet e fundit pas vetos franceze për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë, në konferencën bashkë me Nikos Koxias diskutuan edhe ish zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë në qeverinë e SYRIZA-s, ndërsa tani deputet, Janis Dragasakis dhe profesoresha e Politikës Komparative, Marilena Kopa.

Ish shefi i diplomacisë greke dërgoi kritika deri te qeveria aktuale për politikën të cilën e ndjek, tha se “sheh drejtë brendisë”, siç në masë të madhe shihte edhe Makroni” dhe sqaroi se politika e jashtme nuk udhëhiqet duke parë brendinë e vendit. Porositi se nevojiten iniciativa dhe aktivitete.

“Unë besoj se Greqia duhet të ndërmarrë iniciativa. Greqia duhet të mbajë takime me shtete të tjera të cilat kanë qëndrimin e njëjtë për stabilitet të Ballkanit. Duhet ta mbështesë iniciativën italiane”, tha Koxias dhe theksoi se edhe ai personalisht bashkë me miqtë e tij ministra të Punëve të Jashtme dhe ish ministra do të ndërmarrin iniciativa për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për Samitin e fundit të BE-së, Koxias sqaroi se Unioni  nuk solli vendim kundër integrimit, ishte për, por në fund vendimi ishte bllokuar nga francezët dhe theksoi se nevojitet politikë e jashtme aktive me qëllime dhe masa konkrete.

“Kur shkon në samit të BE-së nuk shkon që t’i ndjekësh dhe t’i regjistrosh qëndrimet e të tjerëve, por do të thuash mendime dhe kujdesesh që të ndërmarrish masa të tilla që të rritet mundësia që të kalojë ai qëndrim ose nëse nuk kalon, të ketë çmim për atë që nuk kalon”, tha Koxias.

Sqaroi se ajo që duhej të bëhej është aleanca e vendeve të cilat e mbështesin integrimin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht vendet e Vishegradit, nga Ballkani dhe nga vendet baltike, siç tha, të formohej qëndrim i fuqishëm i 15 vendeve të cilat do të paraqiteshin me qëndrimin se “nëse Franca vendos veto, do të marrë veto nga këto vende”.

“Nëse Makroni e shpreh hidhërimin e tij drejtë gjermanëve, sepse nuk bënë thellimin e bashkimit evropian, nëse e shpreh hidhërimin e tij drejtë Parlamentit Evropian, sepse ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë e zgjodhi si kryetare të komisionit, ndërsa ministrja e tij refuzoi që ta zgjedhë si anëtare të komisionit, nëse është i hidhëruar, me të drejtë, që amerikanët nuk e njoftuan se do të tërhiqen nga Siria, nëse i shohim rastet e tij të brendshme dhe frikën nga Le Pen etj, nëse i shohim të gjithë këto punë, pse të mos vendosë veto? Unë i pyeta njerëzit të cilët i njoh në Francë, si reagon shoqëria për veton e Makronit dhe më thonë se janë të mahnitur, të kënaqur”, theksoi Koxias duke e analizuar pozicionin e presidentit evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Koxias shprehu mendimin se vetëm nëse situata ndryshon falë nismës italiane, Maqedonia Veriore mund të ketë besim në Bashkimin Evropian.

Në  lidhje me Marrëveshjen e Prespës, gjatë konferencës, ish-ministri i jashtëm grek analizoi se tani, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, përveç zbatimit, mund të ndjekin disa drejtime.

“Njëri është që të përpiqen ta prishin marrëveshjen. Unë po ju them që tani, se kjo nuk është e lehtë. Maqedonia e Veriut do të bashkohet me NATO-n diku në shkurt ose në fillim të marsit. Me cilin emër do të hyjë? Nën Maqedoninë e Veriut. Republika e Maqedonisë nuk ekziston më”, tha Koxias, duke sqaruar se një vend me emrin “Republika e Maqedonisë” nuk ekziston as në Kombet e Bashkuara, duke theksuar se në të drejtën ndërkombëtare gjërat nuk janë aq të thjeshta.

Drejtimi i dytë sipas Koxiasit, për të cilin tha se ka frikë se mund ta bëjë një pjesë e qeverisë në Greqi dhe opozita tek ne është “paralizimi”, respektivisht të mos bëhet asgjë”.

“Diçka që po e bën qeveria aktuale. Dhe çfarë bën qeveria aktuale? Nuk është aktive në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ajo fajëson pasojat e mosveprimit dhe rezultateve të marrëveshjes, por jo si një produkt minimit së kësaj marrëveshje, por si një produkt të dobësisë së kontratës”, theksoi Koxias.

Ish zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë në qeverinë SYRIZA, ndërsa tani anëtar i partisë opozitare, Janis Dragasakis, kritikoi politikën e jashtme të ndjekur nga qeveria aktuale greke, duke thënë se “në vend se të jetë protagoniste, ajo po ndjek pasivisht ngjarjet e Samitit të fundit të BE-së, ka negative jo vetëm për Maqedoninë Veriore, por për të gjithë.

Me një qëndrim të ngjashëm është edhe profesoresha e politikës komparative Marinela Kopa , e cila tha se vendimi i Këshillit të Evropës, “e minon në mënyrën më të keqe  stabilitetin e Ballkanit”, ndërsa për çështjen në tërësi Greqia ishte indiferente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button