Nëse do të varej nga PE-ja, RMV-ja moti do t’i kishte filluar negociatat me BE-në

“Parlamenti Evropian (PE) nuk ka dilema se duhet të ndahet datë për fillimin e negociatave dhe se në rast se vendimi varej vetëm prej PE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) moti do t’i kishte filluar negociatat”, kështu është deklaruar në takimet që kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi i ka realizuar me pjesëtarë të PE-së, transmeton Portalb.mk.

Takimet e Xhaferit

Ai është takuar me kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister, me bashkëkryesuesin e komitetit të Përzier Parlamentar BE-RMV, Andreas Shider, raportuesin për RMV-në, Ilham Kjuçjuk, si edhe me raportuesen e Kosovës, Tanja Fajon.

“Mekalister, potencoi se për Parlamentin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet, ekziston mbështetja e gjerë edhe krahas vendimit të padrejtë nga ana e Këshillit. Gabimi i bërë nuk mund të korrigjohet por nuk do të lejohet që i njëjti të përsëritet në të ardhme”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Xhaferit.

Ai ka marrë pjesë edhe në seancën ku u diskutua për rezolutën për hapjen e negociatave aderuese RMV-BE.

LEXO: Shumica e PE-së ashpër e dënoi veton franceze kundrejt RMV-së, pati edhe që e arsyetuan të njëjtën

Ndryshe, Xhaferi ishte edhe pjesëmarrës në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg.

Këto takime vijnë pasi RMV-ja dhe Shqipëria dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button