Timonie e kupton zhgënjimin ndaj BE-së dhe e arsyetoi vendimin e Makronit për mosçeljen e negociatave RMV-BE (VIDEO)

Megjithëse deklaroi se e kupton zhgënjimin e kreut shtetëror dhe popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), sërish, në konferencë për media që u mbajt sot, ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie e arsyetoi vendimin e presidentit të Francës, Emanuel Makron për mosçeljen e negociatave derisa nuk ka realizim dhe zbatim të metodologjisë së re të procesit të zgjerimit, transmeton Portalb.mk.

Timonie, nuk tregoi detaje nga metodologjia dhe periudha përgatitore dhe realizuese e saj, sepse, siç paralajmëroi, një gjë e tillë do të bëhet nga vetë presidenti Makron, gjatë vizitës paralajmëruese në Shkup dhe Tiranë. Megjithatë, ai tha:

“Jam i bindur në perspektivën e Makronit dhe kolegëve të mi”.

Duke folur më tej, Timonie ka deklaruar se përgjegjësi nuk duhet të kërkohet nga Franca, por edhe nga shtetet anëtare të cilat premtuan çeljen e negociatave. Ai ka bërë të ditur, se në pocesin e zgjerimit sigurisht se kanë ndikuar edhe çështja e “Brexitit”, financat e BE-së dhe moskonstituimi i plotë i Komisionit Evropian (KE).

“I kemi ndjekur të gjitha reagimet, i pari ishte zhgënjimi. Disa dhënë premtime, kurse më pas ia hedhën fajin të tjerëve. Tash edhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi, kurse publiku ishte i përgatitur, dhe kjo ishte trysni shtesë e shteteve anëtare të tjera që të deklarohen pozitivisht. Duhej të flisnim për reformat, kurse më pas ndodhi një ndryshim i çuditshëm, kjo është për shkak të Marrëveshjes së Prespës, duhej të jepeshin vlerësime pozitive, kjo jo vetëm nga qeveria, por edhe nga shtetet anëtare. Në aspekt fondamental, u ndeshëm me çështjet e gjeopolitikës apo pikës gjeostrategjike. Ajo nuk ishte perspektiva franceze. Mendoj se perspektiva, e cila gjithmonë ka qenë e qartë nga pala franceze, është kumtuar gjatë bashkëbisedimeve me palën greke dhe maqedonase, kurse ajo u humb gjatë rrugëtimit. Nëse unë duhet t’i sqaroj emocionet, do të them se kuptoj dhe i ndjej. Nga njëra anë janë emocionet e forta, por ka anë diplomatike, gjegjësisht bisedime politike për të ardhmen e BE-së, e ardhme e cila përgatitet për perspektive me shtetet anëtare të reja, por bëhet edhe për shtëpinë. Ne biseduam për “Brexitin” por edhe për financat, dhe tërë kjo ndikon në zgjerimin. Ka dallime ndërmjet pritshmërive, por edhe situata në Bruksel. Tërë kjo ishte mësim për pushtetarët e mi, por edhe për ata të cilët për shkak të pakujdesisë kanë dhënë shpresë, ato shpresa mbeten fokusi ynë, por bëhet fjalë për një etapë”, tha Timonie.

Timonie deklaroi se ajo çfarë ndodhi në Samitin ministror dhe në Samitin e liderëve, nuk u raportua saktë, pasi ajo çfarë u prezantua nga presidenti i Francës, Emanuel Makron nuk ishte një veto, por analizë vetanake e ndryshme nga partnerët e tjerë.

“Makroni qartë tha se ka një analizë vetanake të ndryshme nga partnerët e tjerë, por sërish punët nuk janë siç u prezantuan, siç u paraqitën si veto franceze. Ka pasur diskutim të gjerë, dhe ajo është thënë edhe gjatë Samitit ministror. Ministrja jonë bëri raport, kishte sqarime të ndryshme për RMV-në dhe Shqipërinë, a duhet të ndahen apo jo, por ato propozime mbaruan nëpërmjet propozimit  gjermano – francez, i cili nuk u pranua nga ana e partnerëve të tjerë. Më vjen keq që propozimi gjerman – francez nuk u pranua, dhe vendimi ishte që t’i kthehem procesit të zgjerimit në Samitin e Zagrebit. Duhet ta pranoj, se është hapur çështja për funksionimin vetanak tonin, kurse për funksionimin e Bashkimit Evropian duhet të bisedojmë brenda. Duhet ta shohim çfarë saktë do të thotë zgjerimi”, tha Timonie.

Timonie: Metodologjinë e re do ta sqarojë Makroni në Shkup dhe Tiranë

Në Samitin e BE-së, presidenti i Francës, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket. Siç sqaroi sot Timonie, këtë metodologji Makroni do ta sqarojë gjatë vizitës që do ta realizojë në kryeqytetin e RMV-së, Shkup dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Makroni do ta prezantojë idenë në Shkup dhe Tiranë. Të mos fshihen punët ndër qilim, sepse janë aq të fuqishme, sa dalin në sipërfaqe. Të punojmë në metodologjinë e cila i mundëson rajonit të gjejë vendin e vet. Zgjidhja e saj është për Evropë më të fuqishme dhe më të aftë. Çdo shtet duhet të ketë etapa rajonale të qarta. Mund të ketë etapa më të gjata. Do të gjendet metodologji adekuate për këtë. Mendoj se asgjë nuk është përmbyllur, horizonti i Zagrebit do të ndodhë për kohë të shpejtë. Franca tashmë punon në të. Makroni i njeh reformat në të cilat punohet në Maqedoni. Ideja është të përpunohet ajo metodologji e zgjerimit. Ka punë që është në rrjedhë, e cila filloi para disa muajsh. Nuk dua t’i zbuloj të gjitha detajet, ne nuk ishim të izoluar. Kishim përkrahje për metodologjinë e zgjerimit. Ekzistojnë punë përgatitore për këtë. Shumë shpejtë do të ketë detaje për këtë. Do të duhet partnerëve tanë t’ju prezantojmë diçka për negociata të vërteta”, tha Timonie, megjithëse nuk precizoi se kur do ta realizojë vizitën Makroni, para apo pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit të 2020-s.

Timonie shprehu pakënaqësi për mënyrën se si rrjedhin punët, por siç tha ai, nuk duam t’i dënojmë shtetet tona mike, por do të duhet të zhvillojmë negociatat për shtetin e së drejtës dhe për zbatimin e ligjit në to.

Kjo konferencë për media e Timonies, vjen pasi RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Rrjedhja e diskutimit në Samit ka vijuar sipas skemës siç vijon më poshtë:

  • Të ndahet RMV-ja nga Shqipëria. Të parës t’i jepet data, të dytës jo. Kjo u refuzua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, Makroni dhe kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte. Pas kësaj,
  • Merkeli ka dalë me propozim, që në vend të ndarjes, të ketë shtyrje të dhënies së datës,
  • Merkeli, Makroni dhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task kanë përpiluar propozim-vendim për shtyrje të vendimit deri në mars, dhe paralelisht të realizohet metodologjia e re e BE-së. Kjo u refuzua nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Maltës, Marjan Sharec dhe Xhozef Muskat, dhe i ka përkrahur edhe ai Bullgar, Bojko Borisov.
  • U soll vendimi që në temën e zgjerimit të kthehet në Samitin e Zagrebit – maj 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button