SHBA: Mosuniteti i BE-së i hap derën Rusisë në Ballkan

Zyrtarë të lartë amerikanë e kritikuan vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për të mos nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se një gjë e tillë i hap derën ndikimit më të madh rus, transmeton Portalb.mk.

“Ne ofrojmë një mundësi për Ballkanin që të shikojë nga Perëndimi, jo nga Rusia dhe Lindja”, tha senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, në një seancë të hapur të Kongresit, kushtuar rajonit.

“Sa herë që dështojmë në këtë mundësi – dhe mendoj se BE-ja dështoi – dërgojmë mesazh shumë të fuqishëm te vendet e Ballkanit Perëndimor se ato nuk duhet të vazhdojnë me reforma, se nuk duhet të vazhdojnë të shikojnë kah Perëndimi dhe të përqafojnë vlerat e tij”, tha senatorja Shaheen.

Dje edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer ka kritikuar BE-në për mosçeljen e negociatave me RMV dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button