Metju Palmer kritikoi BE-në për mosçeljen e negocitave me RMV-në dhe Shqipërinë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mosçeljen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Palmer tha se mosveprimi i Këshillit Evropian “nënvlerëson besueshmërinë e BE-së në rajon”, shkurajon gatishmërinë e liderëve për të zbatuar reforma dhe “krijon një boshllëk lidershipi, të cilin Rusia, Kina dhe të tjerët do të ishin më shumë se të lumtur për ta mbushur”.

Dështimi që të hapen negociatat për anëtarësim me RMV-në dhe Shqipërinë “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”, ka thënë Palmer.

Paraprakisht, пërndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Kundër hapjes së negociatave ka qenë presidenti i Francës, Emanuel Makron, i cili ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button