Edhe Ismail Kadare e kritikoi ndarjen e “Nobelit” për Handken

Ismail Kadare ishte në Seul të Koresë së Jugut, ku rrëfeu se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019.

Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor në qytetin Ëonju me një ceremoni të veçantë. Gjeniu i letrave shqipe tregoi për audiencën në sallë se

“Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë.”

Por Tiranën, shtoi ai, e ndan vetëm një distancë e shkurtër nga Italia dhe “njerëzit mund ta ndienin ndikimin e botës perëndimore. NUk kanë munguar ndërkohë as pyetjet lidhur me fituesin e sivjetshëm të Nobelit të letërsisë, shkrimtarit kontrovers austriak Peter Handke.

Handke u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, dhe Kadare ishte dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë.

VOA e citon të pohojë se akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes.

“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë”, tha Kadare.

Pak Kyong-ni është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button