RMV, sot filloi faza finale e ndërtimit të fabrikës farmaceutike dhe mjekësore, “Gereshajmer”

Nga sot, në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka filluar faza finale e ndërtimit të fabrikës së kompanisë gjermane “Gereshajmer”, e cila do të ketë madhësi prej 12.500 metra katrorë, ndërsa si fushë të veprimit do të ketë industrinë mjekësore dhe farmaceutike. Kompania do të fillojë me prodhimtari në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe do të ketë kapacitet prej 400 vende punësh, transmeton Portalb.mk.

Gjatë përurimit të kësaj faze, fjalim kanë mbajtur nënkryetari i “Gereshajmer”, Oliver Burgell dhe drejtori ekzekutiv, Ditmar Zimsen, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dheambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih.

Pjesëtarët e Qeverisë, nisjen me punë e të “Gereshajmer”, e shohin si potencial për tërheqjen e investimeve të reja, për zgjerim të kapaciteteve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ambasadori Gerberih ritheksoi mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim të RMV-së në BE.

“Ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih në fjalimin e tij në ngjarje tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe meriton anëtarësim në BE, dhe Gjermani do të vazhdojë të japë mbështetje”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së.

Pas kësaj, Zaevi ka dhënë edhe deklaratë për procesin e integrimit të RMV-së në NATO dhe për fushatën  e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e formimin e qeverisë teknike.

Filloi faza finale e ndërtimit të fabrikës farmaceutike dhe mjekësore, “Gereshajmer”
Filloi faza finale e ndërtimit të fabrikës farmaceutike dhe mjekësore, “Gereshajmer”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button