Limaj: Votat nga Serbia të pavlefshme, Nisma në Kuvend

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të ndalojë veprimet joligjore.

Për këtë iu referua numërimit të zarfeve me vota nga Serbia për të cilat tha se janë bartur në Kosovë në mënyrë të parregullt, njofton Klan Kosova.

”Votat e ardhura nga Serbia, janë vota të parregullta”.

“Unë kërkoj Komisionit Qendror Zgjedhor të ndaloj këto veprime joligjore. Vet mënyra se si kanë ardhur votat nga Serbia janë të parregullta”.

“Votat kanë ardhur me paketa. Kjo tregon që këtu praktikisht është shkelur ligji dhe veprimi i sotëm për t’i dërguar këto pako me vota të parregullta është shkelje ligjore”.

“E para dua t’ju njoftoj se nga numërimi i deritanishëm i votave të rregullta në QNR Nisma Socialdemokrate dhe Koalicioni ynë ka aktualisht 5.5 për qind të votave që do të thotë se koalicioni ynë do të jetë e parlamentit të Kosovës sipas numërimit të deritanishëm të votave të deritanishme rregullave. Ajo që na ka shqetësuar zhvillimet e sotme është tentimi që përmes votave të parregullta që po bëhet, tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Unë dua të njoftoj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbi 40 mijë votues të këtij koalicioni, të them se aktualisht se NISMA dhe koalicioni ka 5.5 për qind të votave dhe se veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të kthehen dhe të procedohen dhe të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button