Ky është numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për 9 muaj

Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, transmeton Koha.net.

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4%.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button