Konjufca: S’u diskutua për ndarje të ministrive, mes LVV-LDK s’ka kushte

Pas takimit të grupeve punuese mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Glauk Konjufca nga LVV tha se janë diskutuar temat më të rëndësishme të cilat e presin qeverinë e ardhshme dhe reformat e thella sektoriale të cilat duhet t’i ndërmarrë LVV-LDK.

“Nuk mund të flasë në hollësi, për shkak që ne mendojmë që gjëja më e mirë që do të mund t’i kontribuonte gjendjes, kësaj atmosfere shumë të mirë të bashkëpunimit në të cilën filluan takimet tona do te ishte njëfarë lloj mirëbesimi që e kemi ne në trajtimin e temave. Kështu që krejt çka do të mund të thosha është që kemi nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi, administratë, pra janë fol më shumë reformat sektoriale për të cilat ne kemi nevoje”, u shpreh ai, raporton KTV.

Kanjufca ka thënë se aty s’është diskutuar as për ndarje të ministrive e as të resurseve.

I pyetur se a janë prezantuar kushte për njëra tjetrën, Konjfuca tha “kurrfarë kushte nuk ka pas, takimi ka qenë frymë miqësore, dhe mendoj që kjo është rruga e duhur për arritjen e qeverisjes së ardhshme”.

“Ne nuk kemi kushte për LDK-në, as ata për ne. Ka qenë takim shumë i mirë ku janë fol temat më të rëndësishme, qe e presin qeverinë e ardhshme në ditët e para të fillimit të punës edhe reformat sektoriale”, u shpreh ai.

Konjfuca ka thënë se janë diskutuar tema të mëdha duke filluar prej atyre politike, si politika e jashtme, e brendshme, dhe sigurisht, për dialogun me Serbinë.

Sa i përket Nismës, Konjfuca ka thënë se s’ka qenë temë e diskutimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button