Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Prishtinë

Policia e Kosovës arrestoi një person me inicialet N.A., nën dyshimet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë, më 1999, njofton REL.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se arrestimi është bërë me urdhër të saj.

Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata tha se ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e paraburgimit.

Në komunikatën e saj për media thuhet se “i pandehuri N.A. është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, respektivisht në qytetin e Nishit” dhe se “ekziston rreziku real se i njëjti mund apo do t’i shmanget ndjekjes penale”.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button