Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se arritja e një zgjidhjeje politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, ndërsa u bëri thirrje vendeve që e kanë njohur Kosovën, ta rishqyrtojnë vendimin e tillë.

Daçiq i bëri komentet të mërkurën në një konferencë në Baku të Azerbajxhanit.

Siç transmeton një komunikatë e lëshuar nga Ministria e tij, Daçiq tha se Serbia ka përjetuar pasoja nga mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit.

Por, shtoi ai, Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, gjithashtu mbron edhe të drejtën ndërkombëtare, transmeton REL.

“Me gjithë veprimet e njëanshme të Prishtinës, Serbia mbetet e angazhuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës, që do të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ne, në raste të shumta, kemi treguar gatishmëri për të arritur një zgjidhje të tillë”, tha Daçiq.

Ai shprehu mirënjohje për të gjitha shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe tha se në dy vjetët e fundit, “pas argumenteve të Serbisë”, 15 shtete “e kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës”.

Ryshfeti s’është faktori i vetëm i tërheqjes së njohjeve

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button