Spasovski: Është me rëndësi çfarë do të bëjmë deri te formimi i Qeverisë teknike, e jo kush do ta udhëheqë

Për ne është me rëndësi se çfarë do të bëjmë deri më 31 dhjetor, kur duhet të formohet qeveria teknike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe sa projekte do të realizojmë, dhe jo ajo se kush do të udhëheqë me të, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në vendkalimin kufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “Dellçevë – Lisiçkovë”, transmeton Portalb.mk.

“Absolutisht të gjithë ne jemi drejtuar drejt atij momenti. Për ne është me rëndësi, çfarë do të bëjmë deri më 31 dhjetor, deri te formimi i asaj Qeveri teknike, sa projekte do të realizojmë, sa qytetarët do të ndjejnë se kanë përmirësim në mënyrën e jetesës dhe në mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre”, tha Spasovski.

Ai theksoi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria do të vazhdojnë me aktivitetet, që do të thonë reformim të sistemit, të cilat do të thonë ndërtim të sistemit, përmirësimit të kushteve për jetën e qytetarëve.

Këto deklarata Spasovski i dha pasi me kolegun e tij bullgar, Mlladen Marimov, realizuan ndarjen e materialit edukativ “Qëndro i pastër dhe thuaj jo korrupsionit”, që u realizua sot në vendkalimin kufitar “Dellçevë – Lisiçkovë”.

Spasovski - Marimov
Spasovski – Marimov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button