fbpx

Edhe Zaharieva e quan gabim historik mosnisjen e negociatave BE-RMV

Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva ka vlerësuar se mosnisja e negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), është gabim i madh historik, njofton Portalb.mk.

“Bullgaria tha një ‘po’ të madhe për fillimin e negociatave”, deklaroi Zaharieva, duke shtuar se Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Unionin.

Ajo ka shprehur bindje se nuk ka kush ta vjedhë historinë bullgare dhe se kjo askënd nuk duhet ta brengos.

Mosnisjen e negociatave në tetor, gabim historik e ka cilësuar edhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task, presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika Mogerini.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button