Është shkarkuar nga posti i drejtorit Fadil Murtezani, banorët në protesta (VIDEO)

Drejtori i Shkollës Fillore “25 Maji” në Lagjen Hasanbeg, Fadil Murtezani është shkarkuar nga posti, me vendim të sjellë nga Kryetari i Komunës së Gazi Babës. Shkarkimi e ka revoltuar popullatën, të cilët kanë protestuar gjatë mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

Shkarkimin, e ka bërë të ditur vetë drejtori Murtezani. Ai ka vlerësuar se procedura e shkarkimit është realizuar në mënyrë tinëzare dhe pa paralajmërim.

“Në mënyrë tinëzare dhe fshehurazi nga kryetari i Komunës Gazi Babë, Boris Georgievski i cili sot në vend që të shpall konkurs për zgjedhje të re për drejtor në Shkollën “25 Maj” – Hasanbeg. Ai pasdite vendos që u.d. drejtor të jetë Ibe Mustafa deri në zgjedhje të radhës. Unë si drejtor gjatë këtyre 8 viteve që nga ardhja në këtë funksion jam mundu dhe kam vepruar që shkolla “25 Maj – Hasanbeg” të jetë në nivel më të lartë edukativo- arsimor dhe rezultatet kanë qenë më se të dukshme. Vendimi për shkarkimin tim theksoj që është në mënyrë të padrejtë.
Janë rezultatet, mirënjohjet dhe projektet dëshmi e punës sime të ndershme, për tu mundësuar nxënësve arsimim cilësor dhe kushte më të mira për ata dhe punonjësit akademik”, shkruan Murtezani në profilin e tij në “Fejsbuk”.

Ndaj këtij vendimi kanë protestuar banorët e Hasanbegut.

Portalb.mk ka dërguar pyetje deri te kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Gerogievski për të kuptuar arsyet e shkarkimit, sepse në vendimin e shkarkimit nuk janë shprehur të njëjtat.

Vendimi për shkarkim

Përndryshe, sipas Ligjit për arsim fillor, mandati i drejtorit nuk është kufizuar, ndërkaq shkarkimi i tij vjen me propozim të Këshillit të Shkollës. Megjithatë, para shkarkimit, kryetari i Komunës apo ministri i Arsimit dhe Shkencës duhet që tre muaj para se ti skadojë mandati drejtorit aktual, të propozojë te Këshilli i Shkollës hapjen e konkursit. Sipas Murtezanit, kjo nuk është bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button