Bërnsi u shpreh e kënaqur që SHBA-të e ratifikuan Protokollin e RMV-së për NATO-n

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Kejt Bërns e përshëndeti ratifikimin e protokollit inkuadrues të RMV-së në NATO nga ana e Senatit të SHBA-së, duke e vlerësuar si rezultat të punës së palodhshme dhe përkushtimit drejt investimit në ardhmëri, përcjell Portalb.mk.

“Shumë e kënaqur për shkak të mbështetjes së madhe të Senatit në ratifikimin e protokollit inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e SHBA-së. Kjo është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit drejt investimit në të ardhmen. Me padurim pres vazhdim të zhvillimit dhe përforcim të partneritetit mes dy vendeve tona”, shkroi Bërns në “Tuiter”.


Përndryshe, Senati i SHBA-së e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut (RMV)-së në NATO, duke arritur në 26-të numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin. Kanë mbetur edhe Islanda, Holanda dhe Spanja ta përfundojnë ratifikimin, ashtu që anëtarësimi i RMV-së në NATO të jetë i plotfuqishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button