Koxias: Makroni do jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon

Ish-ministri i punëve të jashtme greke, Nikos Koxias ka thënë se Makron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon pas refuzimit të çeljes së negociatave.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon”, shkruan Koxias.

Koxias, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov kanë qenë përpiluesit e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin u zgjidh çështja e emrit.

Reagimi i Koxiasit, vjen pasi presidenti i Francës, Emanuel Makron ishte kundër çeljes së negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi propozojnë që të miratohet fillimisht reforma brenda BE-së dhe më pas të realizohet procesi i zgjerimit.

Paraprakisht, edhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka reaguar ndaj vendimit të BE-së.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik. Ngjashëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button