U refuzua kërkesa e Janevës dhe Boki 13 për lirim nga paraburgimi

Kërkesa e Katica Janevës, ish-prokurores së Prokurorisë speciale publike (PSP) dhe Bojan Jovanoskit, i njohur si Boki 13, për lirim nga masa e paraburgimit, është refuzuar si e pabazë nga Gjykata penale e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli penal në Sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale të Shkupit,  duke vepruar mbi propozimet e të akuzuarve K.J. dhe B.J. të dorëzuara nga mbrojtësit e tyre, për shfuqizimin e masës së paraburgimit e caktuar me vendim të gjykatësve nga procedura paraprake, duke i vlerësuar faktet dhe rrethanat në propozimet solli vendim me çka: Propozimi për të akuzuarën K.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, ndërsa e vazhduar me vendim të Këshillit penal, për shkak të arsyeve të parapara në nenin 165, paragrafi 1, pika 1 nga Kodi Penal, me pranimin e garancisë apo caktimin e masës së kujdesit – refuzohet si e pabazë“, thuhet nga Gjykata.

Kundër këtij vendimi mund të reagohet në afat prej tre ditëve.

Përkundër se kërkesa e Boki 13 ishte më e vogël në krahasim me atë të Katica Janevës, përsëri u refuzua.

Propozimi për të akuzuarin B.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit e caktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, dhe e vazhduar me vendimin e Këshillit penal, për zëvendësim me masa më të buta të kujdesit – refuzohet si e pa bazë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës penale të Shkupit.

LEXO: Rasti Lenda Reket

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button