Lojëra unike për fëmijët tuaj (VIDEO)

Lodrat. Një problem që e dinë mirë të gjithë ata që kanë fëmijë.

Sado që të blini lodra pa fund, fëmijët tuaj përsëri do të jenë të pakënaqur dhe do të kërkojnë edhe më shumë.

Madje, edhe kur ju shpenzoni shuma të majme parash në një lodër që ata e kanë kërkuar vazhdimisht, fëmiu juaj do të mërzitet shumë shpejt nga e njëjta, ani pse edhe ka qarë për të.

Vogëlushi/ja juaj jo vetëm që nuk do të luajë më me lodrat e reja, por edhe do të shtojë kështu vetëm numrin e lodrave që do t’i keni nëpër këmbë dhe që do t’iu zënë shumë hapësirë, transmeton Klan Kosova.

Por ne kemi një zgjidhje ideale për këtë.

Çfarë nëse u themi se ju mund të krijoni disa lodra për fëmijën tuaj, që përpos që do të jenë shumë interesante, do të jenë edhe edukative?

Në videon e mëposhtme keni disa mënyra shumë të thjeshta se si të krijoni disa lodra krejt unike për fëmiun tuaj, që jemi të sigurt se do t’ia zgjojnë kurreshtjen.

Mbi të gjitha, këto lodra shumë të veçanta nuk kushtojnë shumë, do të jenë një mësim i ri për fëmiun tuaj dhe do t’iu ndihmojnë që të kaloni kohë kualitative me vogëlushin tuaj!

Shijoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button