RMV, ja çfarë përmban modeli i ri i subvencionimit të propozuar nga shoqatat turistike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në një takim pune me përfaqësuesit e Odës së Turizmit dhe hotelierisë (OTH), Shoqatën HOTAM dhe Asociacionin Kombëtar për Turizmin hyrës (NAITAM).

Në takim, përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë, Ministrit Bekteshi ia prezantuan propozimet për modelet e reja të subvencionimit të turistëve të huaj, por një model i ri i sigurimit të përgjegjësisë tek operatorët turistik.

Modeli i ri i subvencionimit të propozuar nga përfaqësuesit e OTH, HOTAM dhe NITAM parashikon:

  1. SUBVENCIONE PËR ÇARTER FLUTURIME NGA TË GJITHA VENDET E NISJES

– Linja ajrore me kapacitet të aeroplanëve deri në 130 pasagjerë (7,500 euro për fluturim)

– Linja ajrore me kapacitet të aeroplanëve mbi 130 pasagjerë (14,000 euro për fluturim)

– Linja të rregullta ajrore mbi 10 pasagjerë (subvencion për pasagjer)

  1. SUBVENCIONE PËR AUTOBUSË NGA TË GJITHA VENDET E NISJES

-Subvencionim i çarter linjave të autobusit me autobus deri në 30 pasagjerë – 500 euro për autobus

– Subvencionim i çarter linjave të autobusit me autobus mbi 30 pasagjerë – 1000 Euro për Autobus

  1. SUBVENCIONE PËR TRANSPORT HEKURUDHOR

-Grupi minimal prej 10 pasagjerëve – llogaritur për pasagjer

Si kusht për të gjitha grupet është qëndrim minimal prej 5 ditësh, kurse deri tani kanë qenë tre ditë.

Për sa i përket modelit të sigurimit nga përgjegjësia tek operatorët turistik, përfaqësuesit e tre shoqatave propozojnë tre mundësi, dhe kjo është futja e fondit të garancisë, garancisë bankare dhe sigurimit nga përgjegjësia e paaftësisë së pagesës.

Ministri Bekteshi shprehu kënaqësinë që për herë të parë në vitet e fundit tre shoqata në fushën e turizmit dhe hotelierisë janë bashkuar së bashku me propozime të përbashkëta për të përmirësuar gjendjen në këtë sektor.

“Kam kënaqësinë që për herë të parë në vitet e fundit tre shoqata nga veprimtaria e turizmit dhe hotelierisë janë bashkuar së bashku me propozimet e tyre, dhe ne si Ministri e Ekonomisë kemi marrë propozime konkrete me qëllim që ta vëmë në lëvizje sektoritn e turizmit në vendin tonë. Kjo tregon edhe një herë që ne si institucion jemi transparent për të diskutuar së bashku me të gjitha palët në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllimin përfundimtar përmirësimin e ofertës turistike në vend. Në këtë mënyrë ne njëkohësisht japim mbështetje për ekonominë e tërësishme, duke marrë parasysh ndikimin që sektori i turizmit ka në bruto prodhimin vendor”, tha Ministri Bekteshi.

Ai theksoi se gjatë këtij viti për këtë qëllim është miratuar Ligji për veprimtarinë turistike dhe hotelierike, dhe aktualisht punohet në aktet nënligjore.

“Ne jemi këtu për të përmirësuar të gjitha zgjidhjet ligjore në përputhje me praktikën evropiane. Sot ne kemi diskutuar propozimet e tre shoqatave dhe unë, si Ministër i ekonomisë, javën e ardhshme do të thërras një mbledhje me Grupin punues që punon në përgatitjen e akteve nënligjore. Unë mendoj se për një kohë të shkurtë do të gjejmë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Pasi që tani bëhet përgatitja e Buxhetit për vitin 2020, është shumë e rëndësishme që operatorët turistik të kenë informata për masat dhe hapat tona, pasi që në këtë mënyrë do të kenë parashikueshmëri se cilat do të jenë kushtet për subvencionimin e turistëve të huaj” theksoi Bekteshi dhe shtoi se edhe Ministria e ekonomisë dhe Qeveria gjithmonë do të jetë partner i komunitetit të biznesit për të gjetur një zgjidhje që do të jetë në interes të të gjitha palëve të interesuara në këtë sektor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button