Gjermania edhe më tej do të përkrahë perspektivën evropiane të RMV-së

Për Gjermaninë, fillimi i negociatave për pranim të Maqedonisë së Veriut në BE është dhe mbetet një çështje thelbësore e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Portalb.mk.

“Bundestagu gjerman me vendimin e tij më 26 shtator 2019 e përmbushi këtë përgjegjësi. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, dhe duhet të vazhdojë të shërbejë edhe më tej si një impuls për t’u reflektuar te të tjerët. Dhe ne jemi që procesi i pranimit në tërësi të jetë më transparent dhe më i mirë. Por jemi gjithashtu të bindur se ia vlen t’i ofrojmë një perspektivë evropiane Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Ambasada gjermane në Shkup në një njoftim për shtyp.

Ambasada thotë se vendi ynë duhet të përshpejtojë reformat dhe në këtë mënyrë të bindë këdo që akoma dyshon se vendi i Maqedonisë është në BE.

“Është me interes të përbashkët evropian integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Që kjo të funksionojë, ne duhet të mbajmë premtimet tona, të gjithë bashkë të ofrojmë perspektivë evropiane”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button