Rreth 200 filloristë nuk ndjekin mësim për shkak se nuk janë të vaksinuar

Sipas të dhënave të cilat Ministria për arsim dhe shkencë i ka pranuar deri të premten nga terreni nga inspektorët për arsim dhe të cilat deri më tani janë përpunuar, rreth 200 nxënës të klasës së parë, në tërë shtetin, nuk janë regjistruar në vitin shkollor 2019/2020 për shkak se nuk janë të vaksinuar, njofton Nova Tv.

“Ndoshta ky numri do të jetë edhe më i madh, por esenca nuk është ajo. Nëse bëhej fjalë edhe për një fëmijë, ne duhet të veprojmë si institucione, por duhet ta respektojmë Kushtetutën, ligjet dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është prononcuar për këtë çështje dhe e ka trajtuar me udhëzime konkrete. Po shqyrtohen të gjitha opsionet e mundshme – edhe rreth aspektit ligjor edhe rreth numrit të fëmijëve të paregjistruar në nivel nacional.Të dhënat në të cilat referohen prindër në lidhje me vaksinimin, si dhe ato për filloristët e paregjistruar deri tani do t’i hap në seancë të veçantë të Qeverisë”, deklaroi ministri për arsim dhe shkencë Arbër Ademi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para takimit të grupit punues për konceptin për arsim inkluziv.

Ai ka theksuar që ka pasur disa takime me prindër të fëmijëve të pa vaksinuar, në prezencë edhe të ministrave tjerë kompetentë dhe të kryeministrit dhe në ato takime i kanë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore.

Në pyetjen nëse ndërkohë, deri në vendimin përfundimtar, do të lejohet këta fëmijë të ndjekin mësim, Ademi u përgjigj që MASH është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë për shëndetësi dhe se janë duke e ndjekur situatën.Ka përsëritur që për t’u rritur mbulimi dhe përfshirja e personave të vaksinuar, është mundësuar edhe vaksinimi i fëmijëve në terren

Pasi dimrin e kaluar u përhap sëmundja e fruthit, ndërsa në prill u shpall edhe epidemi e morbileve, në nivel nacional, është vendosur që kopshtet për fëmijë dhe shkollat t’i pranojnë vetëm fëmijët për të cilët do të parashtrohet karton vaksinal.

Deri tani janë vaksinuar 41.623 fëmijë të moshës deri 14 vjeç

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se epidemia e fruthit vazhdon ende. Deri tani 41.623 persona të moshës deri 14 vjeç janë vaksinuar me vaksinë MRP.

Që nga fillimi i epidemisë, në Qendrat e Shëndetit Publik janë dhënë shtesë 6,291 doza vaksine, nga të cilat më shumë se 60% u janë dhënë punonjësve të kujdesit shëndetësor, studentëve dhe pjesëmarrësve të shkollave të mesme të mjekësisë, pjesa tjetër janë mbi 14 vjeç.

Ende mbeten në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara më parë, të ndërmarra nga Qendrat e Shëndetit Publik, Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe personat zyrtarë të vaksinuar në qendrat për vaksinim, me theks të veçantë në vaksinimin e të gjithë personave të ndjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button