Do të kërkohet termin adekuat për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020

Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit shtetëror për statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e Regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton MIA.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës së Organizatës botërore doganore, theksoi se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020.

“Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, të gjithë u dakorduam për takim liderësh, respektivisht vetëm e kemi përmendur, nuk kishte debat. Planet fillestare ishin mes 1 dhe 30 prillit, kuptohet ai mund të zbatohet në maj, mundet edhe në vjeshtën e vitit 2020, por të mos prejudikojmë çka duhet të bisedojmë me drejtorin, por nuk duhet të heqim dorë nga zbatimi i regjistrimit në vitin 2020”, theksoi kryeministri.

Regjistrimi i popullatës ishte paralajmëruar për në prill të vitit 2020, por për shkak të marrëveshjes së takimit të liderëve për zgjedhje të parakohshme në prill ky operacion nuk mund të mbahet në datën e parashikuar fillimisht.

LEXO: Statistikat thanë “është pamundur të realizohet Regjistrimi”, liderët me qëndrime të ndara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button