Prokurorja u tërhoq nga lënda për vdekjen e Tamarës

Prokurorja publike e cila e përfaqësonte prokurorinë kundër mjekëve dhe ish drejtorët e Fondit për vdekjen e Tamarës së vogël sot e informoi gjyqin se tërhiqet nga lënda, ndërsa gjykimi i sotëm është prolonguar, transmeton Nova.

Prokurorja Natasha Goxhoska sot nuk u paraqit në seancë, por vetëm me telefon e ka njoftuar gjykatësin Marin Stanevski që nuk do ta përfaqësojë akuzën.

Për punë të papërgjegjshme në shërbim janë akuzuar 12 persona – mjekë dhe anëtarë të komisionit të shkallës së parë dhe të dytë të cilët e kanë miratuar dhe e kanë konfirmuar aktvendimin negativ për mjekim të Tamarës jashtë shtetit.

Të akuzuar janë edhe dy drejtorët e atëhershëm të Fondit për sigurim shëndetësor dhe kryetari i Këshillit drejtues të FSSh.  Ata janë të akuzuar për punë të papërgjegjshme në shërbim.

PTHP Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër 12 personave për vdekjen e Tamarës së vogël

Nga Prokuroria për NOVA deklaruan që prokurorja është tërhequr për shkaqe private, por nuk kanë treguar se për çka bëhet fjalë. Në përgjigjen zyrtare në pyetjet tona kanë thënë që “janë shfaqur rrethana të reja”.

“Për shkak të rrethanave të reja që janë paraqitur në periudhën nga debati i mëparshëm deri në debatin kryesor të sotëm, prokurori i cili përfaqëson lëndën ka vlerësuar që ekziston pengesë ligjore për veprim të mëtejmë në lëndën.

Për ato shkaqe është parashtruar kërkesa për tërheqje.

Pas pranimit të kërkesës për tërheqje, do të caktohet prokuror tjetër publik nga PTHP Shkup, ndërsa procedura do të vazhdojë më tutje me rrjedhë të zakonshme” shkruan në përgjigjen e Prokurorisë publike.

Aktakuza është parashtruar në maj të vitit të kaluar dhe prej atëherë janë mbajtur vetëm disa seanca, për shkak të mungesës së një pjese të personave të akuzuar. Të akuzuarit gjatë procedurës janë prononcuar se nuk ndihen fajtorë.

Të akuzuarit për vdekjen e Tamarës u prononcuan se nuk janë fajtorë

Tamara Dimovska tetë vjeçare ndërroi jetë në vitin 2015 duke pritur operacion në kurriz jashtë shtetit.

Komisioni mjekësor i shkallës së parë për vendimmarrje për të drejtën për mjekim jashtë shtetit, thuhet në aktakuzën, e ka miratuar mendimin e parë negativ për mjekimin e Tamara Dimovskës.

Komisioni, në kundërshtim me Konsiliumin profesional të Klinikës universitare TOARILUC, ndërsa pas skadimit të afatit të paraparë ligjore ka miratuar mendim që nuk janë harxhuar të gjitha mundësitë për mjekim të pacientit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button