Vajgëll: BE-ja u turpëruar me Maqedoninë e Veriut

Ivo Vajgëll, ish-raportuesi për vendin në periudhën 2014-2019 kritikoi Këshillin Evropian për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Do të them se kjo thjeshtë është mashtrim. Kjo nuk është e pranueshme për cilindo vend madje edhe për Francën, të bllokojë një punë të këtillë kundër vullnetit të të tjerëve, madje edhe ta turpërojë Bashkimin Evropian”, deklaroi Vajgëll.

Vajgëll pati mbështet idenë që ish-kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras dhe kryeministrit në largim të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit t’i jepet Çmimi Nobël për Paqe, pas zgjidhjes së problemit mes dy shteteve fqinje. Ai këtë vendim të KE-së e llogarit si zhvlerësim të meritave të Zaevit dhe Ciprasit.

“Ata do të pyesin veten nëse BE-ja mundet, pse ne jo? Në këtë mënyrë besueshmëria e politikës evropiane, në përgjithësi është minuar”, deklaroi Vajgëll, duke e llogaritur BE-në tashmë një shembull jo të mirë për disa shtete që kanë probleme ndërmjet vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button