Tetovë: qytetarë ju lutemi paguani tatimet

Komuna e Tetovës përmes një komunikate lut qytetarët t’i paguajnë tatimet.

“Mbetet e domosdoshme dhe në funksion të interesit të përgjithshëm  shlyerja e të gjitha obligimeve që qytetarët i kanë ndaj këtij institucioni. Në kuadër të këtyre obligimeve përfshihen tatimi në pronë, tatimi për firmë, tatimi për shfrytëzim të hapësirës lokale para objekteve afariste dhe tatimi për shitblerje “ thuhet në apel.

Mjetet e arkëtuara nga tatimet lokale u kthehen qytetarëve përmes formës së investimeve në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sfera të tjera, theksojnë nga Komuna.

“Sa më shumë që qytetarët t’i shlyejnë detyrimet ndaj komunës aq më shumë rriten objektivat e komunës për investime që tashmë  po shihen në të gjitha drejtimet. Qytetarët, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë pranuar Aktvendimet për tatimet, të njëjtat mund t’i marrin në komunën e Tetovës” përfundon komunikata e Komunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button