Të dhënat e këtij studimi për kafen duhet t’i dini patjetër

Pirja e tre filxhanëve kafe ose çaj në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar migrenë kronike, duke shkaktuar dhimbje për ditë me radhë. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundi në SHBA.

Studimi, i cili u krye nga një grup studiuesish nga Qendra Mjekësore “Deaconess” dhe Universiteti i Harvard, zbuloi se konsumimi i tre ose më shumë pijeve që kanë në përmbërje të tyre kafeinë, brenda një dite, ishte i lidhur me zhvillimin e një dhimbjeje permanente, e cila shkonte deri në fazat më të larta të migrenës.

Në kuadër të studimit, studiuesit ndoqën për gjashtë javë zakonet e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine të 98 të rriturve që vuanin nga migrena, duke analizuar shpeshtësinë e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena, që përjetonte çdo pjesëmarrës, bazuar në konsumin e pijeve, kafe apo çaj.

Gjatë studimit u morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë, si konsumi i alkoolit, niveli i stresit, zakonet e gjumit dhe aktivitetet fizike, të cilat sipas studiuesve nuk ndikuan në rezultate, transmeton Revista Class.

Doktoresha Elizabeth Mostofsky, e cila drejtoi studimin, tha: “Në bazë të këtij studimi, pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë, nuk duket se lidhet me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë filxhanë mund të shoqërohen me shanse më të larta të zhvillimit të një migrene.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button