Janë përfunduar 75 përqind të punimeve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër

Kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër do të lëshohen në përdorim vitin e ardhshëm, derisa projekti i përgjithshëm është paraparë të përfundojë deri më 30 qershor 2021 si afat përfundimtar për realizim të autostradës.Progresi i përgjithshëm i punimeve ndërtimore në këtë aks për momentin është 75,42 përqind, ndërsa është hapur rreth 96 përqind e trasesë, transmeton Meta.mk.

Pas aprovimit të mjeteve shtesë për ndërtim të segmentit të autostradës, në rrjedhë e sipër është procedura për nënshkrim të huasë me Eksim bankën kineze.Këto mjete do të mundësojnë punë të papenguar dhe të përshpejtura të realizuesve në periudhën e ardhshme, ndërsa deri më shtator të vitit 2020 në mënyrë plotësuese do të kompletohet dokumentacioni i projektit për autostradën Kërçovë-Ohër.

Tuneli “Preseka” në periudhën që kaloi është krejtësisht hapur krejtësisht, është përfunduar konstruksioni primar i objektit, me ç’rast për momentin është duke u përfunduar konstruksioni sekondar. Është bërë asfaltim i trasesë së autostradës së re me shtresën e parë dhe të dytë zë asfaltit dhe është rehabilituar karregjata në rrugën ekzistuese magjistrale, në gjatësi të përgjithshme prej mbi 29 kilometra.

“Po zhvillohen punë tokësore, janë përfunduar 142 pika të rrjedhjeve, është duke u punuar në 5 pika të rrjedhjes, janë përfunduar 21 murre mbështetëse, ndërsa është duke u punuar në 11 mure, po punohet në 3 ura dhe 28 vijadukte, po punohet në 12 mbikalime dhe nënkalime dhe po punohet në nyjet Arbinovë, Izdegllavje, Botun, Mesheishtë dhe Podmolje” thonë për “Meta.mk” nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Ministri për transport dhe lidhje Goran Sugareski tash më ka lajmëruar që realizuesit do të bëjnë përpjekje që autostrada në shtrirjen nga fshati Vërbjani deri në Ohër të lëshohet në përdorim deri në vitin e ardhshëm.

Autostrada Kërçovë – Ohër është pjesë e Korridorit panevropian 8, ndërtimi i të cilit kushton 598 milionë euro. Realizimi i projektit ka nisur në fillim të vitit 2014, kurse për shkak të lëshimeve dhe mungesave të shumta në dokumentacionin e projektit, afati përfundimtar për lëshimin e tij në përdorim është vazhduar deri në mes të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button