Nuk jam Stalone që ta rrah priftin për një minutë, ka thënë babai i Boki 13 pas gjykimit për sulm fizik

Pa e njoftuar fare gjyqin, prokurorja nga Shkupi, Imran Osmani thjeshtë nuk u paraqit në seancën e parë të sotme për aktakuzën private nga prifti Viktor Stojçev i rrahur nga Mile Jovanovski, babai i Bojan Jovanvski – Boki 13, transmeton SDK.

Mile Jovanovski dhe Viktor Stojçev janë fqinjë. Jovanovski është i akuzuar se fizikisht e ka sulmuar Stojçevin dhe e ka lënduar rëndë. Dëshmitar i ngjarjes ka qenë edhe Boki 13, i cili sot për shkak të aspektit ekonomik në procedurën nuk është dërguar nga burgu në Shutkë ku është në paraburgm si i akuzuar në “Reket”. Mirëpo, ai do të dëshmojë më tutje.

Jashtë sallës së gjyqit, Jovanovski, në pyetje të gazetarëve nëse vërtetë e ka rrahur komshiun, u përgjigj:

Unë, a jam vallë Silvester Stalone që ta rrah për një minutë?“.

Dëshmitare e sulmit, siç ka thënë Stojçev është edhe bashkëshortja e tij. Edhe ajo do të dëshmojë kur të fillojë ky proces gjyqësor.

Avokatja e Jovanovskit iu ankua gjyqtares Aleksandra Risteska se edhe ajo i ka kërkuar prokurores t’i mundësojë këqyrje të provave, që është e drejtë ligjore e të akuzuarve dhe se assesi nuk mund ta gjejë, ashtu që për seancën e sotme gjyqësore ka ardhur me duar të zbrazëta.

Gjykimi është prolonguar për 12 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button